Skip to content

“Po na nxini”/ Sonila Meço përplaset me Blendi Klosin

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi është përplasur me gazetaren Sonila Meco, në emisionin e kësaj të fundit.

Pas pyetjes nëse Shqipëria kishte bërë hapa pas, nga maji i viti 2018 deri në maj të 2019,Klosi i është kundërpërgjigjur me tone të ashpra,duke i thënë se po nxinte progersin e Shqipërisë.

“Ju pyeta sepse parlamenti holandez e dha një sinjal.  Çfarë u tha për negociatat në takimin e Berlinit”,është shprehur gazetarja Meco.

Por, Klosi ka reagura duke thënë që anjëriprej atyre nuk kanë qenë në takim, q ëtë dalin në këtë përfundim. Ndërsa Meco ka thënë se poi u referohej deklaratave zyrtare.

Fillimisht Klosi,ka folur në përgjithësi,duke thënë se për Shqipërin  dhe Maqedoninë e Veriut nuk kasinjal negative dhe më pas ka komentuar se cfarë po ndodh realishtme vendet e tjera të BE.

Ka qenë kjo përgjigje që ka nxitur reagimin e gazetares, e cila I ka thënë se a do të qajnë hallet e Evropës dhe të BE-së?

Pjesë nga debati

Klosi: Nuk po qaj hallin e Europës, po qaj hallin tonë se si mundohemi ne ta nxijmë direkt bisedën dhe ta çojmë tek e keqja.

Meço: Ku është e nxira?

Klosi: Sapo e thatë. Pyetja juaj është a kemi bërë hapa mbrapa.

Meço: Ju pyeta sepse parlamenti holandez e dha një sinjal.  Çfarë u tha për negociatat në takimin e Berlinit?

Klosi: As unë as ju nuk kemi qenë në atë tryezë.

Meço: Unë po flas referuar deklaratave zyrtare.

Klosi: Ajo çfarë unë dhe ju dimë, janë deklarimet e atyre që kanë qenë në tryezë