Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë sërish në protest për ujin e pijshëm, një problem të cilin e kanë denoncuar edhe më parë. Fax Neës ka transmetuar protestat e bëra nga ana e banorëve edhe më herët pasi sa herë që ka pasur përmbytje, uji i tyre i pijshëm bëhet i pakonsumueshëm dhe tepër i ndotur.

Sipas tyre kjo ndodhte edhe për shkak të gurores që ishte ndërtuar pranë burimit të ujit të pijshëm, gjë që shkaktonte edhe ndotjen e madhe. Ndërsa sot banorët kanë dalë me pankarta në duar ku kanë këruar që SPAK të ndërhynte për të zgjidhur këtë problem.

Protesta e tyre është zhilluar përballë zyrave të Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër. Deri më tani ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër pa gjetur një zgjidhje. Kujtojmë se më herët kreu i njësisë administrative Postribë tha për Fax News se duhej një investim nga ana e qeverisë për të zgjidhur një problem të tillë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re