Është cilësuar si katastrofa më e madhe natyrore e shëndetit publik dhe më e keqja është se vret në heshtje. Amianti, azbesti apo eterniti cilësohet me emra të ndryshëm dhe fakt është se të gjithë e njohin, pasi është gjithkund i përdorur, por pak kush e di se mund të vrasë.

Është vërtetuar shkencërisht se fibrat e amiantit janë kancerogjenë dhe janë lehtësisht të transmetueshme në organizëm. Në Elbasan prania e eternitit gjendet në qendër të qytetit, pikërisht në kala tek disa ndërtesa të braktisura.

I shqetësuar për praninë e lëndës kancerogjene shprehet edhe ambjentalisti Ahmet Mehmeti. Sipas tij eterniti eshtë faktori kryesor i sëmundjeve në mushkëri.

“Eterniti është një lëndë shumë e dëmshme për shëndetin sidomosd kur shpërbëhet, gjatë shpërbërjes së tij, ato fijet e holla nga pluhurat dhe erërat që janë në sheshet tona gjithmonë, hyjnë në mushkëri dhe i dëmton më së shumti në këtë rast. Nga vitet ’60 e deri tani ne bashkëjetojmë me eternitin”– u shpreh Mehmeti.

Edhe pse Kalaja e Elbasanit është monument Kulture dhe si i tille kompetencë e Institutit të Monumenteve, ndërtesa të tilla, jo vetëm shëmtojnë zonën më atraktive të qytetit por paraqesin rrezikshmëri për banorët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re