Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se vjedhjet më të mëdha që bëhen janë në ndërtimin e rrugëve në vend.

Nga takimi elektoral me banorët në Burrel, Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë duke u shprehur se “fondet, paratë tuaja, pensionet dhe rrogat tuaja i vjedhin”.

Ai u shpreh se shqiptarët vidhen pa mëshirë duke theksuar se ato para sot mund të ishin pensione për të moshuarit.

“Kur i kërkuram të votojë pensionin minimal 200 euro tha “biem në katastrofë”. Nuk janë çështje partiake këto, dhembshuria nuk ëhstë virtut i një partie, por i qenies njerëzore.

Kurse këta, çfarë bëjnë, fondet, paratë tuaja, pensionet dhe rrogat tuaja i vjedhin. Po ndërtojmë rrugë thonë, aty janë vjedhjet më të tmerrshme miq. Rruga e Kombit ka kushtuar 10 mln euro km me gjithë tunelet e gjata. Rruga e Arbrit, kanë kushtuar 11 mln euro km. Unaza 17 mln euro. Cilido partie që i përkisni shikoni si vidheni pa mëshirë, ato para mund të ishin pensione sot. Sot duhet të kishit pension 450 euro. Janë 130 mln euro të djegësit të Tiranës që nuk ka një tullë të vendosur, të taksave të tuaja. 130 mln euro janë 812 mijë pensione të zhdukura”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko