Policia e Kavajës ka evidentuar një rast të ndërtimit pa leje në bregdetin e Spillesë.

Në pranga kanë rënë katër persona, të cilët u kapën në flagrancë duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, një beach bar.

Po ashtu vijon punë për kapjen e sipërmarrësit 41-vjeçar, banues në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Spille, Kavajë

Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 1 rast të kësaj paligjshmërie, në Spille.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan shtetasit F. Gj., 51 vjeç, F. Gj., 56 vjeç, L. D., 50 vjeç dhe Xh. D. 51 vjeç, të katërt banues në Lushnjë, pasi u kapën në flagrancë duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, një beach bar, në bregdetin e Spilles, për qëllime përfitimi.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e sipërmarrësit të punimeve, shtetasit P. V., 41 vjeç, banues në Shkodër.

Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re