Bogë-Asar Basha, 30 vjeç është arrestuar, pasi u kap duke ndërtuar pa leje 4 objekte në një zonë të mbrojtur, me qëllim përfitimin nga turizmi.

Dy automjetet që përdoreshin për transportimin e inerteve janë sekuestruar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar se po kryheshin punime për të ndërtuar në një zonë të mbrojtur, në Bogë, 4 objekte, pa lejen përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, është arrestuar në flagrancë  shtetasi A. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se kishte ndërtuar 4 objekte druri mbi platforma të betonizuara, me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën”, informojnë blutë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re