Ish-kryeministri Sali Berisha ka e konsideruar projekt-propozimin e Ramës për komunat me shumicë serbe në veri, si “ndërhyrje më brutale në çështjet e brendshme të Kosovës”.

“E konsideroi vend vasal”, tha Berisha në Kuvend, teksa shtoi se “Rama po përpiqet të ndimojë padronin e tij Vuçiç”.

Sali Berisha: “Kosova është vend i pavarur me qeveri legjitime. Shqipëria nuk duhet të përzihet në dialog. Nëse përzihet qëndron në anën e Kosovës, në rastin e Ramës ai qëndron në anën e Vuçiç dhe nuk ka shqiptar që beson në qëllime të tjera përveçse për të ndihmuar me çdo kusht e çdo mënyrë padronin e tij.

Ky zotëri për arsye të cilat i di ai vetë pas vizitës në Serbi u bë një zëdhënës i neveritshëm, avokat i turpshëm i projekteve të Serbisë së madhe.

Projekti i asociacionit ishte ndërhyrja më brutale në çështjet e brendshme të Kosovës, akt antishqiptar. E konsideroi Kosovën vend vasal. Anuloi takimin me qeverinë e Kosovën pasi ajo nuk pranoi të diskutojë draftin e marrë në sirtarin e Vuçiç.

Rama e bëri këtë jo vetëm si shërbim ndaj Beogradit, por sepse korriku po vjen, Është në hetim për aferën e McGonigal. Tani është i gatshëm të kryejë çdo akt vetëm që të lehtësojë pozitën e tij të pashpresë.

1 muaj më parë dosja e McGonigal që kishte në përmbajtje ryshfetin për të shkrirë opozitën shqiptare është shkrirë me dosjen ruse.

Ata që e sollën janë në dosjen Deripaska. Rama ka humbur, nuk vjen dot as këtu. Kur del në media, del sterrë i zi, del i shfazuar, nuk di se çfarë flet. Kur flasim për Kosovën, duhet të flasim për mosndërhyrje në punët e saj të brendshme për interesa personale e të Vuçiç.

Rrëmbimi i 3 policëve është në shkelje të marrëveshjes se Serbisë me NATO. KFOR dhe autoritetet ndërkombëtare të ndërhyjnë për të liruar policët e rrëmbyer dhe dënimin e atij që sillet si fqinj zuzar që nuk njeh ligj të brendshme e ndërkombëtar, Vuçiçit, që është faktori kryesor që kërcënon paqen dhe stabilitetin e Ballkanit.

Në një deklaratë për mediat, pas daljes nga Kuvendi, Berisha shtoi se ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës nga Shqipëria përkeqëson situatën e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sali Berisha: Ne i shprehëm qëndrimet tona dhe fjala ime aty ishte. Ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës nga Shqipëria është e gabuar jo vetëm që nuk shërben por ka efekt negativ dhe përkeqëson situatën e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Edi Rama ka interesa personale sepse po afrohet data e gjyqit dhe ai nuk fle më. Nuk mundet Shqipëria të hartojë një draft të tillë. Shqipëria konsiderohet palë por për Edi Ramën si argat i Vuçiçit konsiderohet palë me Vuçiçin. Draftin e ka marrë nga sirtarët e tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re