Një person është vënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke kaluar  shtetas të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Memlishti 2”, është bërë i mundur ndalimi i 43 vjeçarit i cili po transportonte 11 shtetas të huaj.

 

Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasi I.P., u kap duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” 11 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, të cilëve iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

 

Nga ana e Policisë, po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re