Një makinë policie ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë, teksa po ndiqte një person të kërkuar.

Aksidenti ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç pranë fshatit Spitel të Lezhës, ku shërbimet e policisë kanë qenë ne ndjekje të një automjeti, me te cilin lëvizte një person i kërkuar për vjedhje.

Policia lokale sqaron se personi që po ndiqej ka qenë i armatosur, ndërsa ka mundur të arratiset.

Njoftimi:

Më datë 04.06.2020, ora 17.10, në aksin rrugor dytësor Lezhë – Zejmen, në fshatin Spiten, Lezhë gjatë ndjekjes së automjetit me targa AA262UJ, në të cilin dyshohej se udhëtonte një person i armatosur, ka dalë nga rruga automjeti i autopatrullës “Shqiponja”, Hunday, me targa AA911VE, me drejtues punonjësin e policisë Inspektor K.N.

Nuk ka persona të dëmtuar ka vetëm dëme materiale. Si drejtues i mjetit me targa AA262UJ është identifikuar shtetasi L. P banues në Spiten.

Po punohet për kapjen e tij. Në vendngjarje janë shërbimet e policisë po kryejnë veprimet procedurale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re