Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dalë sot me një thirrje për qytetarët shqiptarë pas situatës së krijuar në Rusi ndërsa Wagner përparon drejt Moskës. Ministria thekson se po ndjek zhvillimet aktuale në Federatën Ruse ndërsa ka vënë në dispozicion numrin dhe emailin e ambasadës shqiptare në Moskë.
Njoftimi i plotë:
Këshilla udhëtimi për shtetasit e Republikës së Shqipërisë për situatën në Rusi.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë po ndjek në vijimesi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë, mbi reagimet e mundshme.
Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë
që aktualisht gjenden në Federatën Ruse
mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Moskë:
+7 495 982-38 52 05 (3);
+ 7 929 968 05 38;
:[email protected]
Gjithashtu, të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në adresën:
: [email protected]