Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bllokuar për disa minuta nënkalimin te “Casa Italia”, duke lënë në radhë edhe një makinë të forcave Shqiponja.

Marshimi i tyre që nga ambientet e Universitetit vijon prej më shumë se 30 minutash, ndërkohë që në disa raste janë përkrahur dhe nga drejtuesit e mjeteve, të cilët i kanë përshëndetur përmes borive.

Vetë studentët nuk kanë një destinacion final për marshimin e tyre, por kanë deklaruar se jetesa po bëhet e padurueshme, për shkak të rritjes së ccmimeve në shumë produkte, e padyshim dhe atë të karburanteve.

Vijon…

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re