Një zinxhir i tërë kriminal, po ndodhin çudira”-kështu është shprehur avokati Altin Goxhaj për vdekjen e Ilvi Metës në komisariatin e Kavajës.

I ftuar në studion e ‘Fax News’ Goxhaj tha se mjekësia, policia dhe avokati i popullit bashkë me gjykatat janë në duart e Ramës duke përdorur një metodë terrori ndaj qytetarëve shqiptarë.

Vdekja e Metës sipas tij u ka mësuar shqiptarëve se nëse policia të arreston, komisariati nuk është vend i sigurt dhe se ekziston mundësia të mos kthehesh i gjallë në shtëpi.

Në momentin kur një person e merr policia ekziston mundësia që mos të kthehet më i gjallë. Rasti i ilvi Metës tregon si funksionon policia e shtetit, çdo komisariat këtu nuk është vend i sigurt.

Po jetojmë në kohë të këqija, po ndodhin çudira. Para orës 19:00 kur është ndërruar turni ndodhi pikërisht në atë moment që ai u gjet i vdekur. Sipas protokollit policor ai ka humbur jetën në orën 18:00.

Unë jam skandalizuar me raportin mjeko-ligjor që e përcakton si vetëvarje, ne nuk e dimë këtë. Mjekësia instrument i policisë kriminale. Ilvi Meta sipas ligjit duhet të ishte në gjykatë, si e fut në qeli dhe jep masë arresti pa gjyq. Si mund të jepet masa e arrestit me burg pa qene personi prezent.

Ka nisur procesi i manipulimit të provave, edhe me Klodian Rashën çfarë bëri policia?

Pas ekzekutimit nis manipulimi i provave, është një situatë që si avokati i popullit, si mjekësia apo policia janë në duart e Ramës. Më e rëndësishmja në këtë mes është të shqyrtohet vrasja jo vetëvrasja, sepse çdo vetëvrasje e pretenduar fillimisht hetohet si vrasje.
Është bërë një shkelje shumë e rëndë në gjykatën e Kavajës, është e padëgjuar prej vitesh!

Cfarë po ndodh me djemtë shqiptarë?! Është krijuar një mekanizëm terrori duke përdor xhandarët. Cfarë leksioni ka marrë cdo shqiptar nga Ilvi Meta, është frika se të kthehet arkivol në shtëpi”-u shpreh Goxhaj.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re