TIRANË – E keni menduar ndonjehërë, nëse një ditë të bukur, gjithë njerëzit do të zhdukeshin pa lënë gjurmë, nga sipërfaqja e tokës.

Një mendje kreative, në mos tani, të paktën vetëm një herë në jetën e tij, i ka shkuar në mendje diçka e ngjashme, apo ide të tilla në lidhje me fatin e njerzëve dhe të planetit tonë.

Keni menduar se çfarë mund të ndodhte me planetin tonë, nëse njerëzit nuk do të jenë më pjesë e saj?

Ju jeni një nga 7.6 miliardë njerëzit që jetojnë në tokë. Por çfarë do të thotë kjo?

Si mund ta pasqyrojë numri i njerëzve në tokë, siç duhet madhësinë e specieve tona?

A mund ta kuptojmë vërtet ndikimin tonë?

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=EWXdTwFHETA]

Aktualisht, për të kuptuar më mirë praninë tonë në tokë, ne konsiderojmë një shumëllojshmëri statistikash të ndryshme , si sa makina janë në rrugë në të njëjtën kohë, ose sa email dërgohen në ditë.

Ndoshta, për të kuptuar më mirë ndikimin e njerzëve në tokë, duhet të krijojmë një skenar ku ata do të hiqen nga çdo aktivitet i kryer.

Ja çfarë do të ndodhte nëse të gjithë njerëzit papritmas zhduken nga Toka.

Në momentin e parë që njerëzit do të zhdukeshin nga toka, do të niste kaosi. Avionët, trenat dhe automjetet ,pa shoferë,  do të përplaseshin, do të rrëzoheshin dhe do të binin nga qielli.

Brenda orës së parë, ndërprerjet masive të elektricitetit do të pushtonin tërë globin, hidroçentralet, panelet diellore dhe çdo sistem tjetër do të fikej pa mbikqyrjen e njeriut.

Të nesërmen pas zhdukjes së njerzëve, kompjuterët do të vepronin në mënyrë automatike për të mbyllur reaktorët bërthamorë në mënyrë që të parandalojnë një fatkeqësi globale.

Bota do të ishte plotësisht pa fuqi, por krizat bërthamore të paktën do të shmangen përkohësisht.

Në ditën e tretë, Big Ben i Londrës do të bjerë për herë të fundit, pasi duhet të karikohet çdo tre ditë. Big Ben do do të binte për herë të fundit  në rrugët e populluara tashmë me kafshë.

Mijëra kafshë shtëpiake dhe krijesa të kopshtit zoologjik do të ngordhnin ose të vuanin nga uria.

Brenda 10 ditësh, masat e sigurisë në termoçentralet bërthamore më në fund do të dështonin, duke vendosur një zinxhir shpërthimesh dhe duke lëshuar rrezatim toksik në të gjithë globin. Jeta e egër në rajone të ndryshme do të vdiste, por gjetkë, speciet e tjera do të mbizotëronin.

Brenda disa viteve, qytetet dhe vendet që ne  jemi mësuar të njohim lehtësisht sot, do të duken si parqe të konvertuara midis natyrales dhe qyteteve antike.

Rrezatimi bërthamor do të ketë mbirë në përhapjen urbane. Pemët dhe lulet do të udhëtonin lart e poshtë kullave të braktisura.

Në 30 vjet pas zhdukjes së njerzëve, satelitët e dërguar në hapësirë për eksplorim, do të ktheheshin në Tokë me askënd që të mbledhë të dhënat e tyre.

Shtëpitë dhe kullat e larta do të jenë kalbur ose shembur. Në disa zona bregdetare, ato do të rikuperohen nga deti, dhe anijet e vjetra, dielli ose bota e vjetër, do të ishin themeli i shkëmbinjëve nënujorë të rinj koralë.

Pavarsisht mungesës sonë në planet, ngrohja globale do të vazhdonte edhe për 40 vite të tjera, duke u rritur së paku edhe o,6 gradë.  Por mjedisi do të përmirësohej në  mënyrë ekstreme.

Në vitin e 60-të,  jeta detare do të ishte rikuperuar  nga dekadat e tepërta të peshkimit dhe do të ishte e lulëzuar.

Në 150 vjet, mjediset urbane do të riktheheshin në statusin e tyre natyror para kohës së njeriut. Londra do të kthehej në një qytet luginë. Ashtu si në qytetet veriore si Vankuveri, skelete të ndërtesave do të dilnin në sipërfaqë dhe do të rrethoheshin nga akulli dhe bora. Las Vegas mund të dukej si një kështjellë gjigande me rërë.

Në 230 vjet, bimësia që ka nxitur mungesa e njerëzve do të eliminojë dioksidin e karbonit të tepërt në atmosferë. Pyje të mëdha do të kenë rikuperuar gjysmën lindore të Amerikës së Veriut, dhe e vetmja provë që kemi ekzistuar ndonjëherë do të ishte çeliku dhe plastika e mbetur. Monumentet e lavdishme ngadalë do të kalonin në kalbje.

Në 500 vjet pas zhduken njerëzit, pyjet e botës do të ishin më të shëndetshmet në 10,000 vitet e fundit.

Bota natyrore do të ketë arritur të fshijë shumicën e gjurmëve të fundit të ekzistencës njerëzore.

Sigurisht, edhe pas 25,000 vjetësh, disa prej tyre mund të gjenden akoma, me gjithçka që lamë në udhëtimet e kaluara në Hënë.

Nëse e keni pyetur veten ndonjëherë se çfarë do të thotë të jesh një nga 7.6 miliardë njerëz në këtë tokë, atëherë mendo për këtë në këtë mënyrë. Do të duheshin më shumë se 25,000 vjet për të fshehur faktin që ishim ndonjëherë këtu.

Dominimi ynë mbi tokën është i madh dhe i jashtëzakonshëm. Dhe pse ne nuk do zhdukemi asnjëherë në mënyrë të menjëhershme , ne nuk duhet ta marrim si të mirëqënë  planetin tonë.

Si do të ndihmoni për ta bërë botën tonë një vend më të mirë?

Burimi:InshWorld

E.C/Dosja.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re