Prej mëse 4 orë, 180 pasagjerë të linjës Tiranë-Venezia kane qëndruar në bordin e avionit të kompanisë low cost “Wizz Air” në pritje për tu nisur drejt Italisë. 

Sipas asaj që raporton kompania ajrore, avioni qëndron në pistën e aeroportit të Rinasit për shkak të një defekti. Fluturimi ishte parashikuar të bëhej në orën 14:00, por deri më tani nuk ka një orar zyrtar se kur mund të kryhet.

Nga ana tjetër, pasagjerët kanë frikë që të udhëtojnë me këtë avion, pasi besojnë se edhe me rregullimin e defektit, mjeti fluturues mund ta shfaq sërish në ajër. 

Mes pasagjerëve kishte dhe fëmijë dhe të moshuar, të gjithë në pritje të një zgjidhje, të nisjes ose të paktën kërkojnë që të presin në një nga sallat e aeroportit ‘Nënë Tereza’. 






Previous articleLotaria amerikane/ Njoftimi i rëndësishëm nga Ambasada per shqiptaret: Do te skualifikoheni nëse…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re