Një 20 vjeçare britanike ka akuzuar një të ri shqiptar për përdhunim teksa notonin. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në plazhin Glystra, në bregun lindor të Rodosit, ku turistja britanike po notonte me 23 vjeçarin shqiptar i cili ka tentuar që veprimin ta përsërisë sërish në hotel.

Mediat shkruajnë se ngjarja ka ndodhur të shtunën, kur shqiptari dyshohet se e çoi në dhomën e saj të hotelit dhe është përpjekur që ta sulmojë sërish për herë të dytë. Ndër të tjera 20 vjeçarja britanike ka theksuar se me shqiptarin është njohur dy javë më parë dhe kishin shkëmbyer mesazhe në WhatsApp derisa vendosën javën e shkuar që të takoheshin nga afër.

Shqiptari është shprehur para autoriteteve se marrëdhënia seksuale ka ndodhur me miratimin e të dy palëve përpara se të hanin dhe të shkonin në dhomë për të vazhduar sërish. 20-vjeçarja tha se janë takuar në dhomën e saj të hotelit pasditen e 3 Qershorit dhe vendosën të  merrnin motorin e vëllait të saj për të shkuar në plazh që të notonin. Sipas saj, shqiptari e sulmoi ndërsa ishin në det dhe e përdhunoi.

Më pas ajo shkoi drejt bregut, u vesh dhe iu lut atij që ta kthente në hotel. Kur mbërritën aty, 23-vjeçari e ndoqi deri tek dhoma e saj, e sulmoi dhe tentoi ta përdhunonte sërish. Këtë herë, ajo mundi ta shtynte dhe ta detyronte të largohej, ka deklaruar turistja.

Ajo është larguar më pas nga hoteli dhe ka denoncuar ngjarjen në polici. Kjo e fundit nisi një operacion kërkimi ndaj shqiptarit i cili u arrestua pak orë më vonë. Aktualisht 23-vjeçari përballet me akuzën e përdhunimit, e cila mund ta dënojë me 10 vjet burg. Ndërkohë për shkak të hetimeve i riu shqiptar është lënë i lirë por e ka të pamundur që të largohet nga Greqia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re