Ilir Meta vendosi një datë të re zgjedhjesh me argumentin se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, datë të cilën ai e kishte vendosur më parë.
Ndërkohë gjatë konferencës për shtyp një nga gazetarët e pyeti kreun e shtetin, duke ndjekur logjikën e tij për shtyrjen e zgjedhjeve, se nëse Rama nuk merr pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit a do të shpallte (Meta) një datë tjetër.
Pyetjes së gazetares Meta iu përgjigj kështu:
“Ju thoni e treta e vërteta.Secili të marrë përgjegjësinë, unë e kam marrë përgjegjësinë para gjithë shqiptarëve.
Jam i gatshëm të përgjigjem për këtë akt para çdo gjykate shqiptare dhe ndërkombëtarë që ka juridiksion në vendin tonë përfshirë dhe gjykatën e Hagës, por është vendim i mrekullueshëm që shqiptarët të qetësohen.
Të reflektojnë edhe ne ta vazhdojmë këtë rrugë që kemi nisur në dhjeto të 90 se unë jam edhe i lëvizjes se dhjetorit dhe pata fatin historik të merrja pjesë në takimin me udhëheqësin e fundit Ramiz Alia, dhe mendonim se kishin pak shanse të ktheheshim në qytetin studentin dhe mund të përfundonin aty ku kishte përfunduar Pjetër Arbnori.
Sot ka nevojë për reflektim nga kryeministri. Edhe Ramizi në fillim të 91 e shtyu datën e zgjedhjeve por të krijuar mundësi opozitës që të merrte pjesë në zgjedhjet e para pluraliste në vend. Jemi 30 vjet pas dhe duhet të tregojmë se Shqipëria është në nivel tjetër. ”– tha Meta. ()



