Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë ku një grua e quajtur Lejla Lusha i ka dhënë fund jetës së saj.

Ajo që është akoma më shokuese është motivi që e ka çuar atë drejt aktit të vetëvrasjes.

Bashkëshorti i të ndjerës Agron Lusha, tha për ‘Fax News’ se arsyeja e ngjarjes së rëndë lidhet me drejtuesit e punës së saj. Mësohet se zonja ishte punonjëse e Postës së Kavajës dhe kohët e fundit u akuzua nga punëdhënsit e saj për vjedhje të fondeve.

Sipas bashkëshortit të saj, një gjë e tillë nuk u faktua kurrëm ndërsa drejtues të postës bënë çdo gjë që t’i hidhnin fajin për shuma që ishin në mungesë në Postë.

Ai i bëri thirrje organave kompetente që të marrin masa ligjore, përkatësisht ndaj përgjegjëses së Postës në Kavajë, zonjës Sonila Peza.

Në rast të kundërt Agron Lusha paralajmëroi se do përdorte Kanunin, duke theksuar se nuk ia fal askujt jetën e humbur të bashkëshortes.

Intervista:

Gazetari Eduart Halili:Zoti Lusha pse bashkëshortja juaj i dha fund jetës?

Lusha: Ka qenë nën trysninë e punonjësve të postës në Kavajë, sidomos një shpirt katile që mori jetën e një të pafajshmeje, me akuzat që ka vjedh fondet e postës.

Pasi e mbushi gjithë Kavajën që ka vjedh, u detyruam ti drejtohemi Drejtorisë së Përgjithshme
Pas disa herë tentativash për tu sqaruar

Ndërkohë që s’ka pasur asnjë provë, ësdhtë përpjekur në të gjitha format për të gjetur dëshmitarë por nuk e arriti se njeriu ishte idrejtë dhe vdiq si e tillë.

Çfarë kërkoni sot nga organet kompetente?

Lusha: I kërkoj shtetit të zbardhë sa më parë këtë pjesë, nuk bëhet fjalë për vend pune, as për lekë por për jetë robi, dhe këtë nuk ia fal. Vdekja e saj është dorë e Sonila Pezës, po nuk u zgjidh me ligj do zgjidhet me kanun.
Nuk kam njeri për ti fal askujt.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko