Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, është shprehur se maxhoranca po përgatitet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Komentet Kollçaku i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se PS hyn e përgatitur në zgjedhje dhe nuk bën fushatë vetëm muajin e fundit.

Ai fajësoi opozitën për humbjen e zgjedhjeve dhe tha se sa më shpejtë që ata ta pranojnë këtë fakt, aq më mirë do të jetë për ta.

Pjesë nga biseda në studio:

Ne u futëm në garën elektorale pas pandemisë, dhe tërmetit. Ne hymë të përgatitur ne nuk bëjmë fushatë muajin e fundit. Ne sot që mbaruan zgjedhjet lokale po përgatitemi për zgjedhjet e vitit 2025. Ne bëjmë analiza nuk jemi euforik nuk e kemi si triumfant që e mbyllëm këtu, ne marrim më shumë përgjegjësi nga elektorti e lexojmë mirë votën.

Por nuk kaloi pa u anatemuar nga opozita?

E ka thënë Biden: Për opozitën ose i fitojnë zgjedhejt ose ua kanë vjedhur. Ata e kanë të vështirë të pranojnë humbjen. Ajo të lehtëson dhe të ndihmon të bësh një analizë se pse humbi opozita. Elektorati refuzoi ti bashkohej non-gratës. Elektorati të ka bërë shumë gjëra dhe tani ik të vijnë të rinjtë.

Qeveria është në mandatin e tretë aktualisht pra nuk janë dhe aq të rinjë?

Qeveria është me këmbë në kokë dhe i pranon gabimet ishim ballë për ballë dhe sot që flasim jam në kontakt me elektoratin. Ne jemi në punë dhe kështu do të jemi në vitin 2024 dhe 2025. Ne i marrim me qetësi e lexojmë mirë votën kemi aftësinë të vetëkorrigjohemi.

Pjesmarrja e ulët ishte tregues se refuzimi i alenancës ‘Bashkë Humbasim’, sepes populli u tha jo, jemi për të integruar dhe jo për ti thënë jo Amerikës. Kjo e ndihmon vetë opzitën.

Pse nuk po bëhet censusi?

Ajo do të bëhet. Nuk ka 3-4 vite por vetëm 1 vit pasi dështoi tenderi i pajisjeve dhe besoj se nga muaji i ardhshëm do të bëhet censusi fillon nga shtatori dhe mbaron për 3 muaj.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re