Subscribe

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pranoi këtë të shtunë se deri në mbyllje të këtij viti drafti i kodit të ri penal do të hidhet për konsultim.

 

Ulsi ManjaMinistër i Drejtësisë

 

Të bëhen pjesë e oponencës së projektit të ri për kodin penal brenda këtij viti dola lançohet për konsultim publik dhe për profesionistët. Është përfunduar nga grupi i punës.

 

Ndër ndryshimet më të rëndësishme në kod, janë ashpërsimi i ligjit për dhunën në familje, shitjen e drogës sidomos pranë ambienteve të shkollave apo armëmbajtja pa leje. Për krimet e të miturive drejtësia do të njohë një zbutje apo një politikë më miqësore duke marrë fillimisht në konsideratë nivelin e dashjes për kryerjen e një krimi.

 

Po ashtu ministri i Drejtësisë konfirmoi se po përgatitet aministia penale për të dënuarit.

 

Ulsi ManjaMinistër i Drejtësisë

 

Do kemi amnisti penale për të dënuarit. Qëllimet dhe parimey e amnistisë penale udhëhiqen gjithmonë nga parimet e humanizmit dhe riedukimit dhe riociaizimit të të dënuarve në shoqërinë shqipatare. Ndjekin edhe parime të tjera që kanë të bëjnë me reduktimin e mbipopullimit në institucionet tona të ekzekutimit të vendimeve penale. Po do ta kemi edhe amnistinë. E rëndësishme është që të kemi një amnisti penale dhe ma besoni se nuk ka njeri më të interesuar për një amnisti se sa një Ministër Drejtësie.

 

Megjithate Manja nuk dha nje date se kur do te eralizohet amnistia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re