Gazetari i Abc News Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme më studion e lajmeve se Policia Gjyqësore  ka përgjuar përgjatë ditëve të izolimit elementë të njohur me precedent për të kuptuar nëse ata po përpiqen të kryejnë ndonjë veprim  , por edhe nëse kanë qenë pjesë në ngjarje të ndodhura më herët.

Artan Hoxha tha se vendi tani ndodhet në një qetësi para furtunës sepse grupet e ndryshme deri më sot janë përshtatur me izolimin, ndërsa me lehtësimin e masave do përgatiten për veprimet e radhës. Ai tha se një pjesë e madhe e pjesëtarëve të këtyre grupeve kanë mbetur brenda vendit me mbylljen e kufijve duke u bërë lehtësisht të gjendshëm nga kundërshtarët e tyre.

“Është një situatë e rreme. Është një qetësi para furtune. Grupet  gjetën mënyrat për t’u përshtatur me situatën pasi ngjarjet e 24 orëve të fundit  nuk bëheshin sepse autorët bëjnë llogari se si të largohen nga vendi i ngjarjes. Ngjarjet e djeshme ishin mjaft të rënda dhe janë pasojat të karantinimit. Njerëzit kanë qëndruar mbyllur dhe pjesëtarë të rrezikshëm të  këtyre grupeve  kanë mbetur brenda vendit. Në momentin ku ata fillojnë lëvizjet gjenden më lehtë nga kundështarët dhe rivalët e tyre. Gjithë kjo tkurrje gjatë kësaj kohe e ka bërë këtë lloj kategorie më agresive. Policia Gjyqësore  është përpjekur të kryejnë përgjime sepse njerëzit kanë folur edhe në izolim me idenë që të mbledhë prova në lidhje me ngjarje që mund të ndodhin dhe kanë ndodhur. Tani po përgjohen të gjithë, janë zbuluar vendet e fshehta ku rrinë.” , tha Artan Hoxha. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re