Presidenti Ilir Meta ka vijuar sulmet e tij ndaj kryedemokratit Lulzim Basha pasi ky i fundit, i ‘shpalli luftë’ në Kuvend kur e quajti pjesë të “Trekëndëshit të Bermudës” së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Meta tha se Basha njihej jo vetëm për gabimet matematikore por edhe për ato gjeometrike, duke përsëritur se ka katër përgjegjësi madhore për gjendjen ku ndodhet vendi. Më tej, presidenti tha se Basha po përpiqej më kot të shpëtonte dhe të shmangte përgjegjësitë nga vetja.

Fjala e presidentit, Ilir Meta:

Djegia e mandateve dhe zerimi i opozitës në pushtetin vendor jane ndër nga aktet me skandaloze dhe më te rënda që tronditën themelet e shtetit ligjor dhe demokracine. Kjo është një fature shumë e rëndë e opozitës aktuale ne Shqipëri. Këto akte e ndihmuan dhe e përshpejtuan kapjen totale te shtetit. Megjithate opozita së shpejti shpresoj të marrë në dorë rolin qe i takon. Sa i takon Bashës dhe deklaratave të tij per ‘Trekendeshin e Bermudes’, ai shquhet jo vetem per lapsuse ne matematike, por se fundmi edhe ne gjeometri. Z.Basha ka katër pergjegjesi madhore për kapjen totale te shtetit nga Rilindja, te cilave ai nuk mund tju shmanget dot. Përpiqet më kot të shmanget, por nuk i shpëton dot katërkendëshit te pergjegjesive të tij madhore.

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re