Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se LSI që nga krijimi i saj është rritur dhe ka pasur anëtarësime vit pas viti.

I pyetur nga gazetarja Dhoriela Çule, nëse LSI po pëson tkurrje, Kreu i Shtetit ka deklaruar se më së miri për këtë çështje mund të flasin drejtuesit e kësaj partie.

Por nga ana tjetër Meta theksoi se fjala ‘tkurrje’ për LSI-në dëgjohet që prej vitit 2004, ndërsa shtoi se nuk është kjo gjëja më e rëndësishme për të, por fakti që “fushata për zgjedhjet e 25 prillit të bazohet në alternativa dhe jo në fake news.”

Presidenti Meta: Është një çështje që i takon për t’u përgjigjur drejtuesve të LSI. Por kemi kohë që e dëgjojmë fjalën tkurrje, që nga viti 2004 kur është krijuar dhe deri tani. 

Ndërkohë është parë që ka pasur një rritje të vazhdueshme të saj, por kjo nuk është çështja më e rëndësishme për mua. 

Për mua është e rëndësishme që fushata për zgjedhjet e 25 prillit të bazohet në alternativa dhe jo në fake news.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re