Kreu i qeverise, Edi Rama ishte në Durrës, për të inspektuar nga afër punimet për rikonstruktimin e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama kërkoi sot që të gjendeshin punëtorë për rindërtimin. Ai kërkoi që të futeshin në punë punëtorët e bashkisë dhe t’u dyfishohej rroga, pasi nuk po gjenin punëtorë.

Pasi doli nga pallati që po riparohej, Rama ka dalë në rrugë ku ka debatuar me disa të rinj që ishin në kafe.

Rama: Po këta, ja urdhëro, s’ka punë dhe rrinë

Një nga shoqëruesit: Kafet janë plot

Debati mes tyre

Rama: Hë mo cuna, mirë e?

Djemtë: Mirë mo Edi, mirë

Rama: S’keni punë e?

Djemtë: Po pa punë

Rama: Po hajt pra puno këtu, (i tregon pallatet që po riparohen)

Njëri nga djemtë: Ca në ndërtim?

Rama: Po ca do ti të punosh, do të punosh doganier?

Djali: Po kam mbaruar shkollën unë

Rama: A ke mbaruar shkollën ti, jurist.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re