Skip to content

Po planifikohet aksion i fortë opozitar? Vasili: Situata ka ndryshuar, do udhëheqim protestat dhe organizimet në sheshe

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka folur mbi situatën politike në vend dhe mbi raportet ndërkombëtare që “nxijnë” Shqipërinë sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar.

I pyetur nëse do të kishte aksione të forta opozitare në ditët në vijim, Vasili u shpreh për Fax News se opozita tashmë do t’u paraprinte organizimeve dhe protestave anti-qeveritare të cilat do të shprehnin zemërimin e qytetarëve.

Pyetje: A po planifikohet një aksion i fortë opozitar në ditët në vijim?

Vasili: Ju e shikoni se në mënyrë të përditshme, tashmë ngjarjet kanë marrë një tjetër drejtim dhe largimi i asaj pjese të opozitës që flirtonte me Edi Ramën.

Ju e parë dje ngjarjen më të rëndë që ndodhi rrëzimin e rezolutës për masakrën e Srebrenicës duke na vënë në pozicionin më të keq të mundshëm. Vetëm për të mos prishur interesat e Vuçiç kjo qeveri e bëri edhe këtë gjë.

Nuk do ishte marrë vesh asgjë për korrupsionin nëse nuk do kishin qenë kallëzimet e bëra nga opozita, konkretisht LSI për inceneratorët. Opozita i ka prirë aksionit. Qytetarët nuk i pengon asgjë t’i bashkohen aksionit.

Opozita do t’u paraprijë gjithë aksioneve, si në parlament, si në shesh. Qytetarët nuk duhet të presin më, le të dalin aty si të tillë jo si përfaqësues të partive politike. Ne do udhëheqim protestat dhe organizimet.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë