Ditën e sotme ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë vjen me një tjetër udhëzim për qytetarët shqiptarë që duan të aplikojnë për lotarinë amerikane.

“Po planifikoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022? Ruani numrin tuaj të konfirmimit. Do t’ju duhet për të kontrolluar statusin e aplikimit tuaj.

Lexoni udhëzimet e plota këtu: http://ow.ly/gfK650BFqrt”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Regjistrimet për programin e Lotarisë Amerikane 2020 do të jenë të hapura nga data 7 tetor 2020 deri më 10 nëntor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re