“I ka vajtur 290 mijë. Të mos e marrë aq shumë dhe pak nga ato t’ia japë pensionistëve”
Në një kohë kur shumë pensionistë dhe familje në nevojë po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, rritja e pagave të drejtuesve të bashkisë së Durrësit ka ngjallur jo pak pakënaqësi në radhët e qytetarëve, veçanërisht pensionistëve.
Ata ndihen të lënë pas dore, duke shprehur shqetësimin se fondet që shkojnë për këto rritje, mund të përdoren për t’i ndihmuar në përballimin e kostove mujore, të cilat vetëm sa po shtohen.
“I ka vajtur 290 mijë. Të mos e marrë aq shumë dhe pak nga ato t’ia japë pensionistëve. Do të jetë dhe më e kënaqur dhe do fitojë më tepër popullaritet Emiriana”, shprehet një qytetare.
