Kryeministri Edi Rama ka folur për lirinë e medias dhe vetërregullimin e saj nga Forumi i Medias për Evropën Juglindore,

Ai është shprehur se nuk është dakord për një botë të barabartë në fushën e gazetarisë, kur të gjithë hedhin çfarë të duan.

Kryeministri tha se ndërsa pret vetërregullimin, lëkura e tij “është bërë si betoni i një bunkeri anti-bërthamor”, duke iu referuar të gjitha etiketimeve të cilat i janë vendosur prej vitesh.

Edi Rama: Pse duhet të jetë kjo një botë e barabartë gazetari që do të thotë hidh aty çfarë të duash e pastaj vetë-rregullohu, po njerëzit që dëmtohen nga kjo gjë?

Jo unë, unë s’dua t’ia di, sepse më është bërë lëkura si betoni i një bunkeri anti-bërthamor.

Pedofilët, homoseksual, kriminel, vrasës, abuzues seksual, përdhunues i grave, të gjitha këto më janë thënë, ja po pres vetë rregullimin.

Kur nisa ta bëj këtë, flokët e mi ishin të zinj, tani nuk gjej më asnjë fije floku të zezë, dhëmbët që kam nuk janë ato që kishte në plan ime më për mua, që ishte dentiste.

Vetë-rregullim, presim patjetër dhe pastaj shteti duhet të paguajë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re