Prej 34 vitesh punon si zjarrfikës. Në mëngjes e gjeti veten duke qarë, ndërsa lufta për fikjen e zjarreve vijon prej ditësh.

“Më vjen keq”-thotë ky zjarrfikës teksa mundohet të mbajë veten. “Ky është pylli jonë, e dhimbshme ta shohësh teksa digjet. Është e vështirë për mua të mendoj se nuk do e shoh më këtë pyll. Jam 53 vjeç dhe pylli do të kërkojë më shumë se 30 vite për t’u rikuperuar”

Photo: Joel Gunter/ BBC

Herve Trentin, i departamentit të zjarrfikësve në Zhirond, kishte për detyrë që të digjte pjesë të caktuara të pyllit, një taktikë për të parandaluar zjarrin masiv që ka kapluar këtë zonë të Francës dhe në veçanti për të ruajtur shtëpitë e njerëzve që banojnë atje.

Photo: Joel Gunter/ BBC

Trentin ka një vajzë tre vjeçe dhe në 48 orët e fundit nuk ka mundur ta shohë, pasi ndodhet në pyll, në orvatje për të parandaluar zjarret.

Në Korrik 14 mijë hektarë tokë u dogjën në këtë zonë të Francës e duket se edhe për gushtin, zjarrfikësit do të jenë në këmbë.

Bashkë me të është dhe shefi i zjarrfikësve, i cili thotë se shpëtimin e presin nga Zoti.

 “Po presim për shiun, për borën, për dimrin, po presim për Zotin”-tregoi zjarrfikësi veteran, i cili të dy djemtë i ka po njëlloj, zjarrfikës.

Kronika dhe fotot u publikuan nga BBC/ Përshtati: Shqiptarët për Shqiptarët.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re