Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Durrës ku një 55 vjeçar ka humbur jetën dhe një 27 vjeçar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, pasi janë zënë poshtë rrënojave nga tarraca e një banese.

Gazetarja Gerta Vasku nga Qerreti, raporton për ABC News se ka qenë bashkëshortja e viktimës ajo që dhe ka konstatuar se çfarë kishte ndodhur, ku fatkeqësisht 55 vjeçari Shaban Shehu kishte humbur jetën në vend.

Ndër të tjera mësohet se ngjarja ka ndodhur në një banesë e cila kishte ndodhur në një banesë që ishte dëmtuar nga tërmeti i 2019 dhe që ishte e pabanueshme.

LEXO EDHE: DETAJE/ Mosrespektim i kushteve në punë: Si ndodhi ngjarja e rëndë në Qerret ku humbi jetën i zoti i shtëpisë dhe u lëndua punëtori

Sipas komshinjve shkak janë bërë moszbatimi i kushteve në punë, pasi pronari i banesës Shehu në fillim kishte menduar të merrte një fadromë për prishjen e saj, por më pas kishte vendosur që ta shembte me ndihmën e 27 vjeçarit Albert Roshi, i cili dhe ka ngelur i plagosur nga shembja e tarracës.

Ndërkaq në familjen Shehu tashmë janë hapur dyert e mortit dhe pritet për të përcjellë drejt banesës së fundit 55 vjeçarin. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re