Një ngjarje disi e çuditshme ka ndodhur me një vajzë gjatë orëve të natës.

Aida Gashi tregon se ka qenë rreth orës 12 duke pritur një taksi me shoqen e saj.

Ajo shton se ka qenë duke qeshur, në momentin që një polic i është afruar dhe i ka këruar të ulë zërin.

Sipas policit, vajza ka qenë duke qeshur me zë shumë të lartë.

Teksa e ka pyetur policin se me çfarë po e maste të qeshurën e madhe të saj, zyrtari i veshur me uniformë, Fatmir Miftari, si për ironi, i thotë “me veshët e mi”.

Në analogji, Aida tregon se në Kosovë, fëmija 12 vjeçar dhunohet e vritet, ndërsa autori nuk gjendet, një person me shpejtësi të lartë përplas dy gra me makinë dhe sërish nuk dënohet, ndërsa ajo, gjobitet me 100 euro, sepse qeshi me zë të lartë.

Aida tregon në këtë mënyrë ngjarjen që i ka ndodhur:

Denim me 100 euro gjobe, se po qeshesh me za!Dhunohet dhe vritet nje femije 12 vjecar, policia e neglizhon rastin! Une denohem me 100 euro gjobe pse qesha me za!

1 person pa leje, me shpejtesi dyfish ma shume se qe eshte e lejume, i shkel 2 gra per vdekje; policia neglizhente sepse duhet me me denu mu te pacipen qe po qeshi me za mas 12ve te nates!Tjetri e dhunon nje te mitur, tjetri e mbyt gruan me femije, krejt keto pasoje e neglizhences se policise sepse ma se lehti e ka me dale ne qytet e me me denu mu me 100 euro gjobe se qesha me za!

Perderisa isha tu e prite nje taxi me shoqe, tu qeshe me za edhe tu bisedu, me afrohet Zyrtari i Policise Fatmir Miftari ne uniforme:Fatmiri: Cka po keshe kshtu?

Une: A seriozisht po m’pyte?Fatmiri: Je tu keshe shume, mos kesh!Une: Me cka po e mate qe po keshi shume?Fatmiri: Me vesht e mi!E realisht, eshte fakt qe une isha dashte me qajte ne duar te kujt jemi!Une bija yte Kosove,po qeshja me za!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re