Ditë më parë, Fax News publikoi lajmin e prerjes së pemëve në zonën e ‘mrizave” në Pukë. Një zonë që konsiderohet e shenjtë ndër shekuj nga banorët e këtyre trojeve.

Masakara e bërë, ka dëmtuar zonën dhe ka ardhur edhe reagimi nga kryetari i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj i cili gjatë një inspektimi të bërë, tha se të gjithë përgjegjësit e kësaj shkelje të rëndë do të viheshin para përgjegjësisë.

Gjithashtu bëri thirrje edhe ndaj qytetarëve që të bashkëpunonin për të kapur këta persona të cilët sipas Gjonajt edhe pse bashkia kishte ngritur në mënyrë të vazhdueshme grupe pune, nuk kishin ndaluar me masakrën ndaj mjedisit duke prerë pemë në pyje të cilat janë shpallur zona të mbrojtura.

Gjon Gjonaj: Është një situatë e pakëndshme, një fatkeqësi pë rata që mendojnë për zhvillimin e turizmit. Ky është një dëmtim që na sjell në mendje se ka një pakicë me ndërgjegjie të dobët që i kryejnë këto vendime. Ne pavarësisht se kemi ngritur grupe pune, apo specialist të tillë me qëllim për të bërë të mundur frenimin e këtyre ngjarjeve, sërish ndodhin këto masakra. Dhe ndodhin pikërisht në këto zona ku kemi projektuar ngritjen dhe zhvillimin e turizmit malor.

Siç e shihni janë dëmtuar nga një apo 2 persona të cilët përpiqen të përfituar. Unë i bëj thirrje të gjithë popullatës që të rimarrin veten dhe të kapin të gjithë këta element që mundohen të prishin këtë harmoni dhe do të mundohemi të marrim të gjitha masat ndëshkimore ndaj kujtdo që e ka bërë këtë mizori.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re