Protesta e opozitës ka filluar në gjashtë akset rrugore të vendit, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe kalimtarëve. Një nga protestuesit, një i moshuar në karrocë me rrota, ka bërë jehonë të madhe me angazhimin e tij.
Ai shprehet se ka dalë për të protestuar për pensionin e tij,dhe se është e pa mundur të jetohet me pensionin e invalidit apo me kempin që qeverria ju jep njerezve në nevoje duke i lene në mjerim ,me veprimin e tij ai po tregon se asgjë nuk e ndalon për të shprehur shqetësimin e tij dhe për të ngritur zërin për të gjithë shtresën në nevoje .
Kjo situatë tregon përkushtimin e qytetarëve për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe rëndësinë e zërave të të gjithë grupeve në protestat e sotme.
