Skip to content

Po punonte në ndërtimin e pallatit në Tiranë, 30 vjeçari bie nga lartësia dhe humb jetën

Një shtetas 30 vjeçar me inicialet A.G ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku po punonte.

Shkak është bërë mungesa e mjeteve të sigurisë në punë. Ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.12.2021, rreth orës 15:20, te Rruga e Elbasanit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi A. G., 30 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb