Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Uzinën e Ferrokromit (Albchrome) në Elbasan ku një pllakë qindra kg i ra mbi trup mekanikut
Aksidenti në punë raportohet se ka ndodhur rreth orës 12:15 në repartin e copëtimit të ferrokromit.
Mekaniku mësohet se po punonte së bashku me një grup kolegësh për ndërrimin e pllakave të copëtimit të ferrokromit, një proces që kryhej kohë pas kohe në uzinën e Albchrome.
Raportohet se Rubin Meçja ka qenë poshtë pllakës së copëtuesit dhe është goditur fuqishëm në shpatull dhe shtyllën kurrizore nga agregati i saj.
Menjëherë është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal Elbasan dhe më pas u dërgua tek Trauma në Tiranë.