HIMARË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Livadhë të Himarës.

Një 85-vjeçar duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një peme ulliri.

I moshuari  aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re