Rritja e cmimeve ka prekur cdo kategori te shoqërisë. Mes shtresave në vështirësi janë edhe studentët të cilët në pjesën më të madhe të rasteve varen nga familja.  Vetë studentët pohojnë se janë të detyruar të reduktojnë shpenzimet madje edhe ato bazike sikunder janë ushqimet.

“Studentët nuk i përballojnë. Sforcohemi në mënyrën tonë. Duhet të ketë një mbështetje për studentët”.

“Është e vështirë sepse ke koston e rrugës, shkollimit, kemi filluar të kursejmë, nuk shkojmë në ambjente që kushtojnë. Ka edhe student që kursejnë për të ngrënë”.

Studentët kërkojnë një mbështetje financiare nga qeveria.

“Është e vështirë sidomos për ata që nuk janë nga qyteti i Elbasanit. Po kursejmë në cdo gjë. Po reduktojmë ushqimet. Duhet të ketë mbështetje edhe të reduktimi i tarifës.

“Nuk përballohet asgjë. Me vështirësi, me reduktu ca gjëra deri sa t’ia dalim .Të mbijetojmë. Lokalet nga tre herë në ditë, shkojmë dy herë. Duhet të kishte mbështetje edhe për studentët”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re