Ish-krye veterineri Eduard Fero në një intervistë për ‘Fax News’ u shpreh se ngordhja e një sasie të madhe të pulave në vend nuk është një rast i lokalizuar, duke theksuar se gripi i shpendëve shkon përtej dy pularive të deklaruara në formë zyrtare.

Sipas Feros, Ministria e Bujqësisë duhet të marrë masa urgjente sepse rrezikohet rëndë prodhimi i vezës, si produkt kryesor në tryezën e shqiptarëve.

Ai tha se duhen marrë mostra dhe të dërgohen në laboratorët jashtë vendit pasi sëmundja ka marrë përmasa të mëdha. Fero u shpreh se ky grip nuk rrezikon aspak konsumatorët duke argumentuar se kemi të bëjmë me eliminim të pulave dhe se ato që prodhojnë vezë janë në ferma të paprekura.

Pjesë nga intervista:

Fero: Disa muaj më parë u shfarosën mijëra shpendë, kemi të bëjmë me një sëmundje që ka marrë shumë përmasa dhe ajo që është e rëndësishme është se kemi dy opinione: Njëra deklaratë zyrtare e Ministrisë dhe opinioni i ekspertëve.

Në të dyja rastet duhet theksuar se vendit I mungojnë 500 mijë kokrra vezë në ditë dhe është produkt kryesor ndikon shumë në ekonominë e konsumatorëve dhe sektorit të prodhimit të vezës. Situata duhet marrë seriozisht, duhet kapur në dorë ky sektor.

Pyetje: Ky dëm i jashtëzakonshëm dhe në rast se kompanitë ripërtërinjnë tufat, sa kohë do u duhet për të arritur aftësitë prodhuese?

Fero:Duhen 5 muaj për të hyrë në prodhim, lënda e parë që në jemi të varur nga importet dhe fermerët janë të goditur nga rritja e çmimit. Është keqardhje e madhe ajo cfarë po ndodh.. duhen marrë masa urgjente për të identifikuar problemin.

Brenda 24 orëve duhet identifikuar problemi tamam, duke pasur deficit në treg ka dhe rritje cmimi, I vetmi produkt që Shqipëria nuk ka eksportuar asnjë kokërr jashtë. Duhen marrë mostra dhe duhen çuar jashtë.

Pyetje:Sa i përket fondit të Ministrisë, këto kompani e kanë zgjidhur pjesën e sigurimit, a ekziston një klauzolë e tillë që një investitor të mos faturojë cdo gjë shtetit?

Fero: Nuk ka kompani që merr përsipër të bëjë siguracionin e sistemit blegtoral, sepse ka shumë problem brenda sektorit. Jam i sigurt qe nuk ekziston një mënyrë e tillë siguracioni sepse do të ishte për tu admiruar.
Është një biznes që 3 herë në ditë është në tavolinat tona.

Pyetje:Ka ndodhur me shpendët e oborrit thatë ju, a është lehtësisht i transmetueshëm?

Fero:Nëse thuhet se ka vetëm dy ferma të tilla i bie që Ministria nuk ka dalë nga zyra dhe është e frikshme shkëputja me terrenin. Këto ditë kanë ngordhur pafund pula nëpër pulari. Ne jemi çdo ditë në terren dhe vërtetohet lehtësisht se nuk janë raste të lokalizuar.

Pyetje: A rrezikohet shëndeti i njerëzve nga ky grip?

Fero: Jo nuk ka asnjë lloj rrezikshmërie, këto sëmundje shpërthejnë, janë kafshë që eliminohen dhe nuk prodhojnë më vezë, ata që prodhojnë vezë janë në ferma të paprekura. Le të konsumojnë vezë dhe mish pule pa problem.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko