Avokati i ish-ministrit Fatmir Mediu, Ardian Visha është ndalur të flasë për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore në GJKKO, e cila u shoqërua me debate.

Mediu ka kërkuar një akt të ri ekspertimi,  kërkesa kjo e cila është rrëzuar nga gjykata. Avokati Visha është shprehur gjykata po rrëzon thuajse të gjithë kërkesat.

Sipas tij akti i ekspertimit është realizuar nga ekspertë që nuk e kanë tagrin përt ta bërë dhe kanë edhe pengueshmëri të tagrit ligjor.

Visha: Po rrëzohen thuajse të gjitha kërkesat. Ne kërkuam disa gjëra në këtë seancë, për  njërën që është kryesorja, publicitetin e saj, gjykata nuk u shpreh. Në kërkuam të kishte prezencë të kamerave.

Është një cështje që i shërben popullaritetit dhe jo ligjit, se për ligjin duhet të ishte zgjidhur me kohë.

Kërkesën të dytë patëm atë që konstaton aktin e ekspertimit financiar. Në formë ky akt është realizuar nga ekspertë  që nuk kanë tagrin dhe kanë pengueshmëri të tagrit ligjor. Po kshu asnjë prej tyre nuk licensë.

Kemi kontestuar edhe përmbajtjen e aktit. Ky fakt pranohet nga gjykata, por hezitohet të rrëzohet.

Ky është momenti i disatë i një sjellje gjyqësore që është tërësisht subjektiv ndaj Mediut dhe Mbrojtjes, por aq subjektiv edhe ndaj Prokurorisë dhe familjes së viktimave.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re