Do të jetojmë me koronavirusin derisa të dalë vaksina, ndaj duhet të gjejmë mënyra të reja të organizimit të mënyrës së jetës. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama të enjten, teksa u bëri thirrje qytetarëve të tregohen të përgjegjëshëm.
Kreu i qeverisë tha se kjo ka qenë përiudha më e vështirë për të, dhe se “të qeverisësh do të thotë të rrish pa gjumë”.
“Deri kur të dalë vaksina ky virus do jetë vërdallë. Do të ndryshojmë mënyrë të menduari dhe të organizuari. Harrojeni se më më pëlqen dhe më vjen përmbarë t’u njoftoj për kufizimin e lirive të lëvizjës. Kjo është përiudha më e vështirë e jetës time politike dhe përballja më e jashtëzakonshme me vendime më të vështira që duhet të marr. Shumë kujt prej jush I duket se të qeverisësh është rehat, të pasurohesh. Por jo të qeverisësh do të thotë të jesh pa gjumë, nuk po iu qahem se e kam nder dhe pasion. Po me thatë ik dhe mos u merr më me politikë, se ikën virusi do ikja sot me lumturinë më të madhe. Lutem të mos e bëjmë si lopa. Nëse nuk jeni roje të vetes nuk ua mbroj dot më jetët. Kjo nuk është lojë”
