Ndonëse prej nëntë ditësh, studentët kanë protestuar në thuajse të gjitha rrethet e vendit, kryesisht në Tiranë, për plotësimin e kushteve për arsimin e lartë, nga ana tjetër nuk kanë munguar edhe mesazhet kërcënuese ndaj tyre.

Sipas ‘ora news’, shumë studentë janë kërcënuar në forma të ndryshme si me shkarkime nga puna të prindërve të tyre që punojnë kryesisht në administratë, apo me ngelje dhe përjashtime nga shkolla.

Mes mesazheve kërcënuese ka patur edhe gjimnazistë, të cilët iu bashkuan së fundmi protestës masive të studentëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re