Gazetari Arian Çani ka denoncuar se kamionë të shumtë po hedhin inerte në dy fshatrat, në Lundër dhe në Farkë duke shkaktuar një ndotje të madhe mjedisore.

Gjatë fjalës në emisionin e tij në “Zonë e Lirë”, Çani iu drejtua kryeministrit Rama në një thirrje publike që të ndërhyjë në këtë masakër mjedisore që po bëhet në këtë zonë të kryeqytetit. Çani thotë se asnjë nuk reagon për këtë që po i bëhet fshatrave, madje as bashkëfshatarët për të cilët thotë se duhet të bëjnë një peticion.

“Kamiona pa fund në mes të fshatrave e shkatërruan… Harrova ti thosha atij kryeministrit që kisha në studio Ramës, dy a tre javë përpara s’e mbaj mend tani, ti thosha : “o vëlla vur dorë sepse ai është sulltani, ai e zgjidh këtë punë ai me një telefoni mbyll. Dmth gjithë rreth e rrotull Tiranës nëpër fshatra, por sidmos tek kjo zonë e bukur që është Lundra, nga Lundra.. që vazhdon për në Farkë, gjithë rruga juaj që keni shtëpinë atje, ngaqë unë i shof me sytë e mi se vrapoj e ndjej, është një torture, sepse kamiona me dhe që lëshojnë…, mirë që është dhe sipër dhe rrëzohet rrugës dhe që mbush rrugët, baltë e paparë, po ato janë dhe kamiona të vjetër plak të mëdhenj, kamiona të vjetër që nxjerrin një blozë nga marmita… është një torture. Ej! U shkatërruan fshatrat vëlla dhe askush nuk reagon!. Thash me vete far ëest luftë me kaubosjat. Askush nuk thotë nje llaf vëlla!. Katunarët e shkretë që dalin atje fshatarët që janë bashkëfshatarët e mi se unë atje jetoj vetë, i them si ka mundësi që s’reagoni mo vëlla duhet të shkoni, duhet të bëni një gjë një pedicion të mblidheni. Nuk mblidhet asnjë njeri fshatarët, janë të ndarë secili shef oborrin e vet dhe gjynah sepse u prish u shkatërrua gjithë natyra ….U shkatërruan fshatrat për hir të ca njerëzve që duan të ndërtojnë. Dhe askush nuk flet”, tha Çani.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re