Ka nisur me debate dhe tensione seanca e sotme parlamentar, pasi nuk u pranua kërkesa e Gazment Bardhit per te pranuar Sali Berishen ne grupin e PD.

Deputeti i PD, Flamur Noka e ka konsideruar të padrejtë vendimin për të mos pranuar Sali Berishën në grupin e PD.

Ai i tha Lindita Nikollës së “je peng dhe po shkel ligjin.

Noka: Sesi funksion grupi parlamentar e vendos ky grup. Sesi funksionon narkoshteti atë e vendos kreu i narkoshtetit dhe ju jeni një sejmen në hije

Sec bëhet me narkoshtetin e qani dhe e vajtoni ju, por aty jashtë janë shqiptarët. Në keni bërë faqe të zezë për Evropën.

Nikolla: Kjo nuk është procedurë

Noka: Zonjë mos ke konsumuar kohën. Prandaj para se të fillojnë diskutimet merr në konsideratë që ka paraqitur kryetari i grupit. Kushtetuta e parashikon si një deputet bëhet anëtar i një grupi parlamentar. Në narkoregjim ju mund të keni rregulla të tjera dhe kushtetutë tjetër.

Ai ka thënë se vetëm Zahon e mbron. Ti po shkel ligjet e këtij vendi. Ti përveçse je përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit, je edhe fytyra e turpit e këtij parlamenti dhe do hysh në histori si e tillë. Respekto rregullat. Berishën askush nuk e ndalon dot të jetë deputet i PD.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re