Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Ministerialin euro-ballkanik të Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni u ndal tek rëndësia e procesit të integrimit.

Rama u shpreh se tashmë ka ardhur koha që nga fjalët premtuese të kalohet me vepra premtuese, ndërsa theksoi se BE ka po aq nevojë për Ballkanin Perëndimor sa Ballkani ka nevojë për BE.

Ndër të tjera kryeministri u shpreh se në Rajon ka ende çështje të pambyllura, por përmes  procesit të Berlinit  ‘kemi mësuar se e vetmja mënyrë për tu marrë edhe me mosmarrëveshjet tona është të përpiqemi të biem dakord dhe të bëjmë sa më shumë’.

“Së pari jam shumë i nderuar që Shqipëria organizon samitin e parë të procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE dhe për këtë më duhet të falenderoj kancelarin Sholz dhe ekipin gjerman që ishte mjaft i prirur ta sillte samitin e Berlinit në Rajon këtë vit. Jam krenar që Tirana përfaqëson sot rajonin si vend mikpritës

Ky proces ka nisur nën kujdesin e kancelares Merkel në 2014 kur për herë të parë në histori udhëheqësit nga i gjithë Ballkani Perëndimor u ulën rreth një tryezë për të folur për të ardhmen e vendeve të tyre.

Ashtu siç tha Merkel, është rritur një pemë mjaft e fort dhe e shëndetshme, tashmë po shohim të marrim frytet sepse pema është rritur.

Në këtë moment përcaktues për Evropën ka ardhur koha të mendojmë jashtë kornizave dhe është kjo është ajo çka po përpiqemi të bëjmë me këtë samit. Ajo çka po ndjejmë nga të gjitha komunikimet me miqtë tanë të mëdhenj të BE.

Dje zhvillova një bisedë shteruese me mikun tonë nga qeveria e Francës se ishte një bisedë që 5 vite më parë do të ishte e pamundur të zhvillohej.

Ne shohim me mjaft interes se në BE ka një bindje më të fortë dhe janë më sy hapur karshi Ballkanikut Perëndimor

Sot BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE.

Jemi këtu me ministra dhe zyrtarë të shquar nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE për të diskutuar rreth temave më thelbësore të këtij procesi që përfshin forcimin e ekonomive tona duke përfshirë lidhjet me sferën e aktiviteteve ekonomike të BE.

Është koha për të ecur së bashku përpara dhe për tu siguruar se nga fjalët premtuese ne të nisim të shohim vepra premtuese.

Mund të kemi çështje të pambyllura në rajon, por përmes këtij procesi kemi mësuar se e vetmja mënyrë për tu marrë edhe me mosmarrëveshjet tona është të përpiqemi të biem dakord dhe të bëjmë sa më shumë”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re