Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ka dalë mëngjesin e kësaj të diele në terren, për të parë nga afër situatën e zjarreve. Leli shkruan se ndërhyrja nga ajri është një sinjal shprese për të bërë të mundur shurjen e vatrave të zjarrit, dhe për të stabilizuar situatën e rënduar veçanërisht në zonën e Karaburunit.

Postimi i Lelit:

Nga Dukati, po shohim këtë mëngjes një dritë shprese që njësoj si për natyrën vlen edhe për sakrificën e atyre dhjetëra djemëve të Zjarrëfikëses, Ushtrisë, përfaqësuesve të Zonave të Mbrojtura dhe Bashkisë Vlorë. Mbërritja e helikopterit të Forcave të Armatosura, për të ndërhyrë në fikjen e zjarreve nga ajri, ka filluar të stabilizojë gradualisht gjendjen e rënduar që përfshiu Karaburunin në ditët më të nxehta të korrikut.

Video/ Vlora në dy javë luftë me flakët, mbërrin më në fund ndihma nga ajri, helikopteri me ujë ndërhyn në Karaburun

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re