Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i cili shërben në spitalin Covid 1 ka rrëfyer një histori që i ka ndodhur mëngjesin e sotëm me një prej pacientëve që po merr trajtim nga koronavirusi. Në një kohë kur numri i vetëvrasjeve të pacientëve që hidhen nga ballkonet e spitaleve ka mbërritur në 5, me deklaratën e Piperos zbulohet se ka edhe të tjerë që mendojnë të kryejnë të njëjtin akt.

Në emisionin ‘Opinion’, rrëfeu se një paciente i kishte thënë mëngjesin e sotëm që nëse nuk e nxjerr për 10 minuta nga spitali, do të hidhej nga kati i tretë. Sipas tij, këto mendime lindin pasi kalojnë stres apo i mungojnë të afërmit.

“Duke bërë vizitën sot në mëngjes, një pacientë që ishte për të dalë dhe që doli nga spitali sot e shëruar, më tha po s’më nxore tani për 10 minuta unë do hidhem nga kati i tretë. Kjo ndodh pasi kalojnë stres, i mungon një i afërm. Por nuk mundojnë as mjekët e as infermierët”, tha Pipero.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re