Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Shkodrës, ku Lekë Vuksani qëlloi për vdekje me automatik në banesën e tij Petrit Vuksanin, në polici ka dëshmuar vëllai i autorit.

Ai shprehet se nëse do ta dinte  që vëllai i tij do të kryente vrasje do të bënte maksimumin për ta parandaluar, pasi është shok i ngushtë me vëllain e viktimës.

“Unë e kam njohur Petritin por edhe vëllain e Petritit e njoh dhe e kam shumë shok. Unë nuk kam qenë aspak në dijeni për vrasjen që do të kryente vëllai im sepse po ta kisha ditur do bëjë maksimumin për ta parandaluar. Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur sepse kisha miqësi me familjen e viktimës”, deklaroi vëllai i autorit të dyshuar të vrasjes.

Shkak e kësaj ngjarje të rëndë dyshohet se kanë qenë debatet në lidhje me shtëpinë me qira që viktima i kishte lënë autorit.

51-vjeçari kishte vetëm një muaj që ishte kthyer në Anglia dhe pretendonte se Lekë Vuksani nuk i kishte paguar qiranë dhe faturat e dritave e ujit.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re