Babai i Carolinës ka shprehur zemërimin e tij në mediat britanike lidhur me vrasjen e vajzës së tij 20-vjeçare nga bashkëshorti pilot Babais Anagnostopulos.

Babai i Caroline, David, 78 vjeç, tha se hidhërimi i tij u kthye në tërbim kur zbuloi se policët kishin marrë Anagnostopulos për ta përballuar me prova që vërtetonin se ai ishte vrasësi.

“Kur e mora vesh më vonë, pendimi im ishte se nuk e kisha ditur kur ai ishte këtu. Unë do t’i kisha hequr kokën e tij dhe do të kisha marrë me dëshirë pasojat”, tha ai.

Më tej ai shprehet se në momentin kur ka mësuar se Babis i kishte vrarë vajzën, i dukej se dikush i kishte shkulur zemrën nga vendi.

“Unë kurrë nuk do ta harroj atë që ndjeva. Ishte sikur një dorë e akullt kishte arritur brenda gjoksit tim dhe më kishte kapur zemrën. Ishte dita më e keqe e jetës time”, shtoi David.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re