PS dhe PD duket se kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit, pasi 3 ligje janë kaluar me shumicë dërrmuese votash në Kuvend gjatë seancës së djeshme.

Bëhet fjalë për marrëveshjen për furnizimin me vaksina nga kompania Pfizer, projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave si dhe miratimin e rregullores së Kuvendit.

Lidhur me këtë votim, ka reaguar dhe gazetari Neritan Sejamini, i cili shkruan se në rast se nuk do e dinim se në Prill ka pasur zgjedhje, do të mendonim se kishim akoma opozitën e kërpëratës në Kuvend, duke iu referuar deputetëve që morën mandatet pas daljes së PD dhe LSI nga Kuvendi.

“Tre votime me mbi 100 e ca vota pro dje në Kuvend. Po te mos e dije, mund te mendoje se jemi akoma në kohën e “opozitës kërpëratiste””, shkruan Sejamini në postimin e tij në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së djeshme janë miratuar me një shumicë votash 3 projektligje. Me 112 vota pro, asnjë kundër dhe 2 abstenim është miratuar akti normativ për disa ndryshime në kontratën e furnizimit me vaksina nga kompania Pfizer Export BV.

“Akt normativ nr. 32, datë 5.11.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.01.2021 të Këshillit të Ministrave”.

Me 106 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim është miratuar projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe ­nancimit të terrorizmit” të ndryshuar””.

Ndërsa me 111 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim është miratuar projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit”.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re