Avokati Spartak Ngjela teksa ka komentuar zhvillimet e fundit në PD deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk shkoi në seli se ka frikë nga arrestimi.

Ngjela tha se deri më tani ish-kryeministri është toleruar nga shteti, duke u shprehur se Rama është me Berishën dhe është trembur nga përkrahja amerikane për Bashën.

“Berishës ia shpjeguan ligjin, e arrestonin në vend. Sepse person juridik është PD-ja. Në cilën strukturë ke marrë pjesë ti. Kongresi me cilin statut është. E di pse duhet të vejë në gjykatë statuti, po sikur të thotë atje parti naziste, kush do ta kontrollojë sikur të mos jetë gjykata. Marrin ligjshmërinë e legjilacionit aktual.

Cili është personi juridik? Më e bukura është që kanë bërë edhe një Kongres, edhe një referendum. PD e Bashës i shpalli emrat. Ka një pyetje juridike? Cilët janë emrat, ata janë klandestinë. Çdo lëvizje klandestine, është o naziste, o komuniste, nuk është gjë tjetër. Ai pse i ka mësuar nuk shkon më”, tha Ngjela në “Pikat mbi I” në “News 24”.

I pyetur nëse Berisha është paralajmëruar që nëse shkon arrestohet?, Ngjela tha: Nuk e di atë, nuk hedh fall. Deri tani e kanë toleruar, sepse shteti është i dobët. Rama është me Berishën, sepse e do si gogol.

Nga Basha është trembur se ka përkrahje amerikane. Sali tani ka ngelur jashtë dhe vjen vërdallë të selia dhe nuk hyn dot brenda, e kuptoni ku ka ardhur degradimi i tij. Pasi mori një parti që nuk ishte e frymës së tij, tani vjen rrotull që të hyjë brenda”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re