Skip to content

Po të shpenzonin një milion dollarë në ditë, kur do t’u mbaronin paratë?

elon musk jeff bezos kolaz 06 02 24

Ndër njerëzit më të pasur në botë janë dy fytyra mjaft të famshme – Elon Musk dhe Jeff Bezos.

Elon Musk është një manjat i teknologjisë dhe hapësirës, ​​pronar i kompanive Tesla, Space-X, Neuralink, dhe rrjetit social X. Nga ana tjetër, Jeff Bezos është themeluesi i Amazon dhe pronari i kompanisë hapësinore Blue Origin.

Musk ka një vlerë të vlerësuar prej 198 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun e dytë më të pasur në botë, me Bezos në vendin e tretë, me një vlerë të vlerësuar prej 193.8 miliardë dollarë.

Nëse të dy do të shpenzonin nga një milion dollarë në ditë, do të mbetej pa para pas 476 vjetësh.

Pra, u duhen disa jetë për t’i shijuar. Ndaj llogaria tjetër, ajo se dhe sa jetë kanë, ëshë shumë trishtuese. Trishtuese për faktin se vdekja do i barazojë me të gjitha krijesat. Dhe ajo para shumëzohet me zero te Zoti, te i Cili ka të tjera kritere mbi vlerën që ke patur në këtë jetë.

Vlen të theksohet se njeriu më i pasur në botë është Bernard Arnault, pronar i kompanisë LVMH (Louis Vuitton Moet Hennessy), kompania më e madhe në botë për mallra luksi.